Grumbullimi/ Kombëtarja e plotë, Hysaj e Mihaj të fundit që bashkohen

0
88

Kuqezinjtë janë grumbulluar të gjithë dhe kanë nisur përgatitjet tashmë, Silvinjo me bllok në dorë mban shënime rreth elementëve. Kështu, Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur prej orës 16:30 seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Silvinjos. Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë. Kuqezinjtë luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars), përballje që do të luhet në orën 20:45. Skuadra kombëtare ka nisur seancën e parë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”. Të pranishëm për të ndjekur stërvitjen janë të pranishëm të gjithë krerët e lartë të FSHF-së, mes tyre edhe presidenti Armand Duka. Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit. Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar. Stafi teknik me në krye Silvinjon, u paraqitën në fushat e “Shtëpisë së Futbollit” rreth një orë përpara nisjes së seancës stërvitore. Kombëtarja do të zhvilloje dy seanca stërvitore në ditën e martë. E para do të zhvillohet në orën 11:00, ndërsa e dyta në orën 15:30. Atmosfera në ekip është e mirë dhe optimiste.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here