Autobusët e “Unazës” përfshihen në një tjetër aksident

0
78

Pavarësisht reklamës së institucioneve përgjegjëse apo kompanive përkatëve, transporti publik për qytetarët në Tiranë, jo vetëm që nuk është komod, por nuk është as i sigurt.

Kjo u vërtetua edhe sonte nga autobusët e Unazës, “Go Green”, nga të cilët më sa duket shumë pak do kenë mbetur pa u përfshirë në një aksident.

Autobusi është përfshirë në aksient në Unazëne  Re, në zonën e Astirit dhe mësohet se është futur në një rreth rrotullim me shpejtësi tej normave. Kjo vjen vetëm pas aksidentit të muajit të kaluar në kryeqytet, ku ishte i përfshirë sërish një urban i “Green Line”.

Autobusi mori para 9 automjete në zonën e “Shallvareve” dhe disa persona mbetën të plagosur, teksa duke se nga kompania përkatëse nuk janë marr masat.

Ndërkohë një vit më parë një tjetër autobus i “Green Line” përfundoi në Lanë, duke rrezikuar sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Ndërkohë as institucionet e as kompania përkatëse nuk kanë reaguar përballë këtyre ngjarjeve, edhe pse vazhdojnë të përsëriten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here