Alibeaj i bën thirrjen e fortë Berishës: Zbato vendimin e gjykatës, liro selinë e PD-së

0
152

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se Sali Berisha duhet të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente u përkasin atyre.

Alibeaj ka ironizuar Sali Berishën duke thënë se mund të jetë vegël se do të cojë demokratët në parti të majtë duke iu referuar Partisë së Lirisë.

“Keto ku jemi jane zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës. Në ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë ato të 8 janarit.  Unë kam këtë qëndrim, nuk jam nga ata që i çon demokratët pre te emocioneve të tyre, njerëzore mbase, nuk i çoj njerëzit në konflikt dhe në përplasje, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen nëse do të mbyllen, besoj te ligji, kur ka një vendim gjykatë ai vendim pranohet, ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”, tha Alibeaj.

Enkelejd Alibeaj konfirmoi se i kanë emrat e kandidatëve për 61 bashkitë që do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here