“Për ata që më duan dhe më urrejnë”/ Gianni Infantino merr sërish ‘timonin’ e FIFA-s, presidenti ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë

0
83

Gianni Infantino  u vendos sërish në krye duke rimar postin dhe drejtimin si president I FIFA-s. Vendimi u dha ditën e sotme, gjatë Kongresit të 73- të në Kigali.

Vendimi  i fitores ishte i menjëhershëm, pasi në garë nuk kishte asnjë rival që mund të sfidonte italianin.

Në fjalën e mbajtur përballë të pranishmëve, Infantino, theksoi se do të vazhdojë t’i shërbejë me përkushtim futbollit në mbarë botën.

“Është një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi e madhe”, tha Infantino. “Unë premtoj të vazhdoj t’i shërbej FIFA-s dhe futbollit në mbarë botën. Për ata që më duan, dhe unë e di që ka shumë, dhe ata që më urrejnë … Unë ju dua të gjithëve”, shtoi presidenti i FIFA-s.

Infantino konfirmoi se të ardhurat e FIFA-s shënuan nivele rekord gjatë viteve 2019-22, por premtoi se do t’i rrisë ndjeshëm ato me realizimin e një Kupe Botërore për Klube me 32 ekipe.

“Të ardhurat u rritën në 7.5 miliardë dollar, rekord deri në vitin 2022, në një periudhë që bota u godit nga COVID-19. Kur mbërrita, rezervat e FIFA-s ishin rreth 1 miliardë dollarë, sot janë pothuajse 4 miliardë dollarë,” tha Infantino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here