Google search engine
Home Politike “Do e ndjek i njëjti fat si kryetari bashkisë Bulqizë” Indrit Hoxha...

“Do e ndjek i njëjti fat si kryetari bashkisë Bulqizë” Indrit Hoxha plas ‘minën me sahat’ dhe bën deklaratën e fortë: Prangat e korrupsionit presin edhe kryebashkiakun e…

0
119

Kandidati i PD për bashkinë Vorë, Indrit Hoxha, ka bërë paralajmërimin e fortë se prangat e korrupsionit e presin dhe kryebashkiakun socialist të Vorës, Blerim Shera.

Hoxha deklaroi sot se tenderi mbi 2 milionë euro i pastrimit të kësaj bashkie është bërë në shkelje të plotë të ligjit dhe se Partia Demokratike do ta dërgojë për hetim.

“273 460 221 milionë lekë ose 2 milionë e 382 mijë euro, – tha Hoxha, –  është tenderi i pastrimit të bashkisë Vorë, i bërë në shkelje të plotë procedure në kurriz të taksave të qytetarëve, për interesat korruptive të Edi Ramës – dosja që do të çojë para drejtësisë, kryetarin aktual të bashkisë së Vorës dhe do të ketë po të njëjtin fat si kryetari i bashkisë së Bulqizës!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here