Google search engine
Home Politike Provat e reja “bombë” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4...

Provat e reja “bombë” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në 21 Janar përfundojnë në tavolinën e SPAK, zbardhen prapaskenat e bujshme

0
213

Vrasjet e 21 janarit nuk kanë qenë një rastësi, por një akt i paramenduar me urdhër nga lart. 12 vite pas ngjarjes tragjike ne mund të dëgjojmë bisedat autentike mes kreut të Gardës në atë kohë dhe zëvendësit të gardës. Ky i pari i jep urdhër këtij të fundit që të mbajnë armët gati për zjarr. Lidhur me misterin e këtyre përgjimeve që kujtoheshin të humbura njëherë e përgjithmonë është zbuluar se regjistrimi ishte bërë nga një vend aleat, pasi të gjithë regjistrimet e bëra nga autoritetet vendase, janë fshirë. Edhe pse provat janë sheshit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalli moskompetencën për kallëzimin e dytë të depozituar nga familjarët e viktimave të 21 janarit, duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës. Ka qenë vetë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani që përmes një letre, thotë se kjo çështje i përket për hetime Prokurorisë së Tiranës. Sipas tij, nëse do të ketë elementë të tjerë, atëherë hetimet do të kryen nga SPAK. Por Idajet Beqiri, avokati i familjes së Aleks Nikës, një prej të vrarëve në 21 janar, e ka kundërshtuar vendimin e Dumanit, duke kërkuar që kjo çështje të hetohet në SPAK, pasi ky institucion ka kompetencën lëndore, për dosjen e 21 janarit. Gazeta “SOT” ka zbardhur kallëzimin e plotë penal që mban emrin e Rajmonda Nikës. Aty janë provat që implikojnë Sali Berishën dhe organizatën kriminale

Provat që implikojnë Sali Berishën

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK, thuhet se “Vendimi i Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vjen në kundërshtim të hapur me provat, sikurse janë deklarimet e vetë kokës së organizatës kriminale, ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili me gojën e tij, me figurë, botërisht, ka pranuar gjithë skemën e organizimit të organizatës kriminale, të pozicionimit të secilëve prej anëtarëve të saj, të urdhrave që u dhanë. Vendimi i SPAK vjen në kundërshtim flagrant me provat direkte dhe inderekte, duke filluar me alibitë e Berishës për të fshehur veprimet e organizatës kriminale se vrasjet u bënë gjoja nga vetë protestuesit, me zhdukjen e serverave të Kryeministrisë me urdhër të ish këtij Kryeministrin, me urdhrin që Sali Berisha i dha policisë së Shtetit për të mos ekzekutuar vendimet e arrestimit të gardistëve që ekzekutuan me armë zjarri 4 të vrarë dhe dhjetëra të plagosurit në 21 janar, me alibinë e tij se këto vrasje u bënë për shkak të një grushti shteti që organizoi kundër tij, si Kryeministër, ish-president i Republikës, ish-prokurorja e Përgjithshme dhe kreu i opozitës shqiptare etj.

Provat e reja “bombë” që implikojnë SaliProvat e reja “bombë” që implikojnë Sali

Prova e Ndrea Prendit

Provë e rëndësishme që vërteton se urdhëruesi i këtyre vrasjeve ishte pikërisht ish-Kryeministri Sali Berisha, është fakti se Komandanti i Gardës, pjesëtar i organizatës kriminale, pasi u thirr në zyrën e ish-kryeministrit për të marrë urdhrin e ekzekutimin të disa prej protestuesve dhe bëri me të një debat të ashpër, i cili degjeneroi në ushtrimin e një dhunë të rëndë fizike që ish-Kryeministri ushtroi mbi Komandantin e Gardës Ndrea Prendi, ky i fundit veproi menjëherë me zinxhirin e anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dhe me armët e zjarrit të Gardës së Republikës, bëri masakrën shtetërore, duke vrarë 4 qytetarë të këtij vendi dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Audio-përgjimi

Avokati i njohur Idajet Beqiri ka çuar në SPAK dhe audio-përgjimin ku më poshtë janë të zbardhura bisedat autentike mes kreut të Gardës në atë kohë dhe zëvendësit të gardës.

Komunikimi i parë:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova

Ndrea Prendi: Ky është urdhri, Dashamir dëgjuat

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj): ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesve, ka janë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj!

I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio!

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?!

Artan Hoxha: Dëgjoj!

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën nuk ka problem

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3

Në këtë provë të rëndësishme, të cilën Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duhet ta marrë, t’a administroj dhe t/a anilozjë veçmas dhe në tërësi me provat e tjera, del qartë dhe pa ekuiviok se ka dyshime të arsyeshme, madtje tej çdo dyshimi, se kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale të krijuar për të bërë vrasje politike, e cila parashikohet si vepër penale e rëndë në nenin 333 i Kodit Penal, sikurse këto 4 vrasje dhe numri i personave të plagosur janë kryer nga kjo organizatë kriminale, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal.

Pse SPAK duhet të nisë hetimet?

Nga ana tjetër, avokati Idajet Beqiri shtron argumentin se organizata kriminale e quajtur nga ai me në krye Sali Berishën duhet të hetohet nga SPAK “pasi me ndryshimet kushtetuese, të miratuara nëpërmjet ligjit nr.76/2016 për disa shtesa dhe ndryshime né ligjin nr.8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, (të ndryshuar), ndër të tjera, në nenin 135 të saj, është parashikuar ngritja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, e cila gjykon veprat penale të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, si dhe akuzat penale kundër Presidentit te Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarit të Bashkisë, deputet, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, apo edhe akuzat ndaj ish-funksionarëve të mësipërm. Nisur sa sipër,kur kallëzimi penal është bërë kundër ish Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe deputetit të sotëm Sali Berisha, kundër ish ministrit të Brendshëm dhe deputetit të sotëm Lulëzim Basha etj, kur në kallëzimin penal evidentohen prova, fakte dhe dyshime të arsyeshme se jemi para një organizate kriminale, e cila ka kryer krime të rënda, disa vrasje té cilësuara dhe plagosje te shumta, siç parashikohet në nenet 333 dhe 334 të Kodit Penal, kompetencën lëndore për hetimin e kësaj çështje nuk e ka Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, por SPAK.

Kërkohet prishja e vendimit

Në kallëzim thuhet se kërkohet nga SPAK: Prishjen e Vendimit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe urdhërimin e këtij organi për të regjistruar procedimin penal dhe për të hetuar çështjen penale të kallëzuar nga viktimat e krimit të kallëzuarve Sali Berisha, ish Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Lulëzim Basha, ish Ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendi ish Komandanti i Gardës së Republikës etj, si organi i vetëm që ka kompetencën lëndore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here