Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjyqi për vulën e PD-së, mbërrijnë në Apel përfaqësueset e ambasadës amerikane

Gjyqi për vulën e PD-së, mbërrijnë në Apel përfaqësueset e ambasadës amerikane

0
200

Ambasada Amerikane është bërë gjithashtu pjesë e gjyqit të Partisë Demokratike. Dy persona, njëra prej tyre përkthyesja zyrtare e ambasadës, ndërsa tjetrës nuk i dihet ende roli, janë fotografuar në oborrin e Gjykatës së Apelit.

Brenda në sallë janë futur përfaqësuesit ligjorë të dy grupime brenda PD-së dhe trupa gjykuese, ndërkohë që është raportuar se në Gjykatën e Apelit janë vendosur dhe masa të shumta sigurie.

Gjykata e Apelit pritet të japë vendimin përfundimtar për vulën e Partisë Demokratike. Seanca ka nisur në orën 11:00. Vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e selinë blu kryedemokratit Sali Berisha do të shqyrtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Relatore Gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja. Ky vendim do të përcaktojë dhe grupin e PD-së që do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here