Google search engine
Home Politike Gjykata i dha vulën e PD-së, reagon për herë të parë Alibeaj

Gjykata i dha vulën e PD-së, reagon për herë të parë Alibeaj

0
155

Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e vulës së partisë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehet se kjo është dita kur demokratët duhet të jenë të bashkuar.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë.

Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve.

Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve ditë më të mira”, shkruan ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here