Google search engine
Home Sport Barcelona fiton duelin e parë gjymëfinal me Realin e Madridit, vendos autogoli...

Barcelona fiton duelin e parë gjymëfinal me Realin e Madridit, vendos autogoli i Militaos

0
134

Kryendeshja e mbrëmshme e futbollit spanjoll ishte Klasikja Real Madrid-Barcelona, luajtur në “Santiago Bernabeu” të Madridit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit. Ishte një klasike e zakonshme, por në këtë fazë të aktivitetit mori shumë vlerë, nisur nga emrat që u përplasën. Pra ishte një finale e parakohshme, por me sistem vajtje-ardhje. Ndeshja nisi e vrullshme për madrilenët që u duket se do ta kishin më të lehtë në këtë 90-mimuntësh të parë, por jo gjithçka shkoi mirë për skuadrën e trajnerit Karlo Ançeloti. Një autogol i Militaos i dha drejtim të papritur ndeshjes së djeshme midis dy rivalëve të paepur në futbollin spanjoll dhe europian. Ky autogol e vuri nën presion Realin dhe i dha avantazhe të dukshme ekipit katalanas për të menaxhuar më mirë hapësirat në mesfushë, ndërkohë që madrilenët insistonin në sulm për të balancuar shifrat. Epërsia e krijuar nga “Los Blancos” u duk qartë në treguesit sportivë të lojës, jo vetëm në mbajtjen e topit me mbi 60%, por edhe me goditjet drejt portës, kornet dhe pasimet e sakta si dhe sulmet e rrezikshme. Por Barcelona e menaxhoi mirë mbrojtjen në pjesën e parë dhe për pasojë e mbylli 45 minutat e para në epërsi 1-0. Në pjesën e dytë Ançeloti e vijoi ndeshjen me të njëjtin formacion, por pa mundur që të vendosë diktat në pasimin final dhe konkretizim. Për rrjedhojë përforcoi lojën duke aktivizuar Rodrigon në të 67’ dhe më tej Tçuamenin në të 74’, me synim të qartë për të ndryshuar rrjedhën në lojën ofensive. Në minutën e 72-të Barcelona për pak dyfishoi shifrat, pasi gjuajtja e Kesi brenda zonës përplaset tek këmbët e Fati dhe përfundon jashtë. Talenti i Barçës çon dëm një tjetër rast për të fiksuar një fitore të plotë e të pastër. Minutat në vazhdim Reali shtyn me të gjithë forcën për të gjetur golin e barazimit dhe I afrohet realisht golit, por ndoshta fati nuk ishte me të. Loja zhvillohet e gjitha në gjysmëfushën e katalanasve që bëjnë rezistencë të fortë. Në minutat e fundit Açeloti heq edhe Modriç e fut Rodrigez, por pa sukses. Gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit midis Realit dhe Barcelonës e fitojnë kështu katalanasit me shifrat 1-0, që bëjnë një hap të mirë drejt finales. Gjithsesi, me një gol diferencë, fati i kualifikimit duket i hapur. Ndërkohë, gjysmëfinalja tjetër, e luajtur më 1 mars, u fitua nga Osasuna që mundi Atletiko Bilbaon me rezultatin 1-0. Natyrisht, që shanset në ndeshjet e kthimit mund të përmbysen. Bilbao ka pasur vitet e fundit goxha progres në Kupën e Mbretit, pasi arrin të shkojë deri në gjysmëfinale apo finale. Duelet e kthimit gjysmëfinal do të luhen pas dy javësh, kurse finalja është programuar të luhet më 6 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here