Baton Haxhiu zbardh detaje nga takimi në Bruksel: Si plasi sherri mes krerëve të shteteve, Kurti i tha Vuçiçit “ti je Millosheviçi”, ai iu kthye “mbylle gojën se se po ta fus një shpullë”

0
80

Gazetari Baton Haxhiu ka zbuluar detaje nga një prej takimeve të mëparshme mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç.

Ai u shpreh se në takimin e parë në Bruksel, Kurti dhe Vuçiç nuk kanë dialoguar, por kanë fyer njëri-tjetrin. Madje, sipas Haxhiut, gjuha e përdorur ka qenë shumë e ashpër.

“E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuçiç nuk kanë dialoguar në dy takimet e para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuçiqit, i lutet që të flet në serbo-kroatisht dhe i thotë:

Cuti bre budalo, kako bi te osamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”, deklaroi Haxhiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here