“Dhuro buzëqeshje bir”/ Nëna e Luizit ka një mesazh të veçantë për banorët dhe në veçanti ka dy fjalë edhe për Kiarën: Kur je i mërzitur…

0
152

Luiz Ejlli është përlotur mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP2” pasi mori një letër nga nëna e tij, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ëma i shkruante se me mendje është gjithmonë tek ai dhe lumturohet kur e sheh mirë, por edhe shqetësohet ndonjëherë për të.

Nëna e Luizit i dha gjithashtu një mesazh shumë të bukur, që të vlerësojë dashurinë, respektin, moralin dhe shpirtin e sakrificës, ashtu siç e ka mësuar babai i tij i ndjerë.

Ajo gjithashtu i dha edhe një këshillë: “Trego Luizin e vërtetë me zemër të bardhë, gjithmonë i buzëqeshur dhe me batutat e tij gati. Shijo këtë aventurë me pjesëtarët e tjerë, është një eksperiencë e veçantë si vetë jeta. Ke bekimin e nënës, motrës, familjes. Me mbrojtjen e babit, vazhdo i pathyer”.

Por jo vetëm kaq, pasi nëna e Luzit nuk la pa përshëndetur të gjithë banorët, e në veçanti Kiara Titon.

“Përshëndes të gjithë pjesëtarët e tjerë duke ju uruar një qëndrim të këndshëm. Përshëndes edhe ata që kanë dal jashtë. I shoh të gjithë si fëmijët e mi. Përshëndes në veçanti Kiarën që të ka kthyer buzëqeshjen e bukur edhe kur je i mërzitur. Dhuro buzëqeshje bir, të duam fort të gjithë!”, shkruante ndër të tjera nëna e këngëtarit të njohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here