Gjergji Gjata do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit, për Bashkinë e Korçës. Gjata shkon në këto zgjedhje si kandidat i qytetarëve.
Një kandidat që garoi në Primare, ku u manipuluan zgjedhjet, shkon drejt Bashkisë së Korçës me bekimin e qytetarëve.
Njoftimi zyrtar:
“Nesër, ditë e mërkurë, datë 22.02.2023 ora 17 në sallën e konferencave të Hotel Plazza ,në prani të kryetarit të Partisë Demokratike z.Enkelejd Alibeaj do të bëhet prezantimi im si kandidat për kryetar të Bashkisë Korçë.
Ju pershendes dhe ju kërkoj të jemi aleatë për Korçën”, thuhet në njoftimin e kandidimit.










































