Alda Klosi telefonoi menjëherë Arben Ahmetajn pasi zbuloi vjedhjen? Reagon avokati dhe tregon çfarë u zbulua nga të dhënat e telefonit: Prokuroria ka sjellë tabultatet e …

0
139

Avokati i ish-zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.

I pyetur nëse është e vërtetë që Klosi ka telefonuar ish-zv.kryemninistrin Arben Ahmetaj pasi zbuloi vjedhjen e parave nga shtëpia e saj, avokati tha se nuk ka dijeni për këtë fakt dhe ish-zyrtarja nuk ia ka përmendur.

“Ajo ka deklaruar se më datë 15/12 asaj i është grabitur banesa, në të cilën përveç sendeve të tjera ajo kishte një kasafortë brenda së cilës kishte 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë.  Jo nuk kam dijeni dhe nuk besoj që është e vërtetë. Ky fakt nuk më është përmendur në komunikimin që kam patur unë me të.

Në provat që ka sjellë prokuroria, ka sjellë vetëm tabulatet e marra nga telefoni i pastrueses, ku komunikimet me zonjën Klosi kanë vazhduar dhe pas datës 15, pasi Alda në asnjë moment nuk ka dyshuar që pastruesja ishte autorja e kësaj vepre.”- tha avokati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here