Google search engine
Home Kronike Mbështeti Erion Alibejn dhe dekonspiroi policinë, SPAK merr vendimin për ish zyrtarin...

Mbështeti Erion Alibejn dhe dekonspiroi policinë, SPAK merr vendimin për ish zyrtarin e lartë të Policisë

0
263

SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim ish-komisarin Leonard Palushi, i cili akuzohet për korrupsion, pasi në këmbim të shpërblimit nga Erion Alibej, i akuzuar nga drejtësia për disa krime dekonspiroi policinë.

Alibej akuzohet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.75/1, në ngarkim të të pandehurit Leonard Palushi, akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.

Nga hetimet ka rezultuar se, në vitin 2020 i pandehuri Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve.

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, i pandehuri Palushi ka krijuar raporte me të hetuarin Erion Alibej dhe ka marrë tërthorazi prej tij përfitim te parregullt për të kryer në vijimësi veprime që lidhen me detyrën e tij si punonjës policie (në mbështetje të Erion Alibej).

Hetimi ka provuar se i pandehuri Leonard Palushi ka marrë në datën 23.06.2020 nga i hetuari E.A. një përfitim të parregullt automjet tip “Mercedes Benz”. I pandehuri Leonard Palushi duke qenë i ndërgjegjshëm që ky veprim ishte në kundërshtim me ligjin, ka kryer veprime kamufluese për të mbuluar faktin e dhurimit dhe pronarin e vërtetë të këtij mjeti duke paraqitur si blerës një shtetas të njohur të tij.

Në vijim i pandehuri Leonard Palushi e ka mbështetur të hetuarin Erion Alibej me veprime në kuadër të detyrës së tij si punonjës policie në mënyrë të vazhdueshme, duke u takuar me të, takime këto për të cilat eproret e tij deklaruan se nuk ishin në dijeni. Më konkretisht, në datën 27.07.2020 me kërkesë të Erion Alibej  i pandehuri Leonard Palushi ka dhënë informacionin mbi vendndodhjen e armës tek servisi i Manahasëve, me qëllim që sipas kërkesës së Erion Alibej të krijohej konflikt midis dy grupeve.

Mjeti Mercedes-Benz, C300, benzinë, përbën produkt të veprës penale sipas nenit 36 të Kodit Penal. Ky mjet është tjetërsuar më pas duke u shkëmbyer me mjetin tip TOYOTA RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët.

Për mjetin “TOYOTA”, RAV4, automat, ngjyrë Gri e Errët, Gjykata e Posaçme me vendimin nr. 67 datë 30.01.2023, ka vendosur masën e sekuestros preventive.

Për sa më sipër, i hetuari Leonard Palushi u mor i pandehur dhe dërgua për gjykim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike’’, parashikuar nga neni 259 Kodit Penal.

Mbështeti Erion Alibejn dhe dekonspiroi policinë, SPAK merr vendimin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here