Ja si Japonia i bën ndërtesa rezistuese ndaj tërmeteve apokaliptike, ata kanë qenë përpara të gjithëve për dekada dhe kanë një rregull të shenjtë që Turqia e theu

0
188

Me 6 shkurt dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë të cilët shkatërruan të paktën 6500  ndërtesa në 10 qytete duke vrarë mijëra njerëz. Ndërsa forcat e shpëtimit po punojnë ditë e natë për të nxjerrë njerëzit që ndodhen nën gërmadha nuk mund të mos pyesim se pse ky tërmet mori kaq shumë jetë njerëzish dhe shkatërroi kaq shumë ndërtesa. Ishte shkalla e tërmetit shumë e lartë apo ishin konstruktimi i ndërtesa që nuk e përballoj ose thënë ndryshe a ishin këto ndërtesa ndërtuar sipas standardeve moderne të ndërtimit? Po nga ana e autoriteteve ligjore a ka pasur neglizhim? Profesor OkanaTuysuz, inxhinieri gjeologjik nga Universiteti Teknik i Stambollit, është shprehur për median arabe Al Jazeera se një kombinim tragjik i të gjithë faktorëve të mësipërm çoi në katastrofën e së hënës.“Këtu bëhet fjalë për tërmete shumë të forta. Megjithatë, ka një vend që është me dekada përpara pjesës tjetër të botës kur bëhet fjalë për ndërtimin e rezistencës ndaj tërmeteve. Së bashku me inxhinierinë moderne, ndërtesat rezistente ndaj tërmeteve të Japonisë e kanë ndihmuar vendin të përballet me tërmete të shumta e të forta” tha ai.

Tre standarde të elasticitetit

Japonia ka pësuar tërmete të shumta gjatë historisë së saj, një nga më të fortët ishte tërmeti i Madh i Kantos i vitit 1923 ku humbën jetën 140,000 persona. Ai ishte 7.9 i shkallës Rihter dhe shkatërroi Tokion dhe Yokohama. Pas kësaj qeveria japoneze prezantoi një sërë masash gjithnjë e më të rrepta për të detyruar ndërtuesit të ndërtonin ndërtesa rezistente ndaj tërmeteve. Standardet japoneze për rezistencën ndaj tërmeteve në ndërtesa janë si më poshtë;Kërkesa minimale për ndërtesat rezistente ndaj tërmeteve në Japoni është që trarët, kolonat dhe muret të kenë një trashësi minimale që mund të përballojë dridhjet. Duhet të përdoret amortizues që thithin nga energjia e tërmetit. Në thelb, shtresat e hartave të trasha të gomës vendosen në tokë poshtë themelit, duke thithur kështu goditjet. Vetë struktura e ndërtesës duhet të jetë e izoluar me shtresa plumbi, çeliku dhe gome që lëvizin në mënyrë të pavarur nga toka poshtë. Kjo do të thotë se edhe gjatë tërmeteve më të mëdha ndërtesa lëviz shumë pak dhe tërmeti ndihet më pak. Në varësi të vendndodhjes dhe qëllimit të ndërtesës, arkitektët japonezë mund të zgjedhin nga shumë karakteristika të tjera të ndërtesave rezistente ndaj tërmeteve, duke përfshirë përdorimin e një kornize çeliku në bërthamën e ndërtesës në vend të bërthamës së betonit të armuar të zakonshëm në strukturat perëndimore. Gjithashtu është e këshillueshme që në vend të kolonave prej betoni të përdoren amortizatorë diagonale, trarë dhe kolona çeliku, struktura rrjetë që ndihmojnë në forcimin e ndërtesës. Shumë ndërtesa të reja janë gjithashtu të lidhura me një sistem paralajmërimi të hershëm, i cili paralajmëron banorët për një tërmet të afërt. Gjithnjë e më shumë po përhapet përdorimi i dyerve me zbritje që ofrojnë më shumë mjete shpëtimi, si dhe dritat e veçanta që mbrojnë njerëzit në rast se llambat shpërthejnë. Vendet e tjera që përballen me fatkeqësi natyrore mund të mësojnë nga qasja e Japonisë se rregulli i fortë mbi ndërtimin e ndërtesave është jetik. Ligjet e qarta mbi standardet minimale të elasticitetit nënkuptojnë se ndërtuesit japonezë e dinë se çfarë duhet të bëjnë ose do të përballen me gjoba të rënda.

Pse u shembën ndërtesat e reja në Turqi?

Dhe shumë turq pyesin veten se si është e mundur që disa ndërtesa të mbetën në këmbë, dhe të tjera që janë pranë tyre, u shembën. Pas një tërmeti të madh në pjesën e industrializuar perëndimore të vendit, Turqia vendosi taksa për të parandaluar dhe zbutur pasojat e tërmeteve dhe në 2007 forcoi ligjet e ndërtimit. Por sa i respektuan ndërtuesit këto ligje. Tërmeti që goditi Turqinë të hënën ishte jashtëzakonisht i fortë, por ekspertët thonë se shumë ndërtesa, veçanërisht ato më të rejat, duhet të kishin përballuar më mirë. Në debatet e ndezura pas tërmetit prezantohen detaje tronditëse, si fakti se në vitin 2018 ministria përkatëse zbuloi në një raport se më shumë se 50 për qind e ndërtesave në Turqi  rreth 13 milionë prej tyre janë ndërtuar jashtë kritereve të ndërtimit. Ndërsa 75.000 ndërtesa në zonën e prekur nga tërmeti morën amnisti ndërtimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here