Kleis Bozhanaj, një tjetër talent shqiptar firmos në Serie B me Modenën

0
103

Një tjetër shqiptar, Kleis Bozhanaj, është tashmë edhe zyrtarisht në pronësinë e klubit të Modenës në Serie B. 21-vjeçari shihet si një element me shumë perspektivë ndaj Modena vendosi të investojë tek lojtari që në të kaluarën ka qenë pjesë e Shqipërisë U-19 duke koleksionuar tre paraqitje. Bozhanaj është pjesë e Karrareze në Serinë C dhe do të mbyllë aty këtë sezon për të kaluar më pas tek Modena. Ndërkohë, në prezantimin e kryer nga klubi i Modenës theksohet edhe aftësia ofensive e Bozhanajt ndërsa ky i fundit është rritur duke pasur një idhull si Rikardo Kaka. Hapat e parë të Bozhanajt në futboll nisën nga akademia e Dinamos për të kaluar më pas në Itali tek të rinjtë e Empolit. Në vijim Bozhanaj provoi edhe një eksperiencë te Napoli, por shpejt u rikthye në Toskanë, te Empoli aty ku së bashku me Kristjan Asllanin fitoi titullin për të rinjtë. Më pas karriera e Bozhanajt vijoi te Specia që e huazoi në Portugali tek Kasa Pia dhe më pas erdhi Karrarese. Klubi në të cilin futbollisti shqiptar do të qëndrojë deri në fundin e sezonit aktual për të nisur më pas te Modena atë që mund të konsiderohet edhe si eksperienca më e rëndësishme deri në këtë pikë të karrierës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here