“Ilir Meta e ka djalë halle”, Kryemadhi flet për Dorian Duçkën në kohën kur ishte zv.ministër energjie: Etilda Gjonaj e ka djalë daje

0
102

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi foli jashtë Kuvendit për çështjen e zyrtarit të arrestuar të FBI, Charles McGonigal dhe lidhjen e kryetarit të PL, Ilir Meta me Dorian Duçkën.

Kryemadhi tha se Meta e ka djalin e hallës por që në kohën që ishte zv.ministër energjie gjatë viteve 2013-2017, ka qenë një djalë korrekt dhe i papërfshirë në çështje korruptive.

Kryemadhi shtoi se ai është edhe i afërt me ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Monika Kryemadhi:  Parlamentin e ka zaptuar Nikolla që transmetoi frikën e Ramës për çështjen e korruptimit të zyrtarit të FBI.  Në rastin e  zonjës Eria Xhixho një kryetare që nuk është e aftë për të menaxhuar kuvendin të largohet dhe më mirë të zgjedhin Taulant Ballën se ai i jep urdhrat. A ka mundësi të na thotë Edi Rama ose ka kaq frikë kur është kaq i pastër në historinë e korruptimit, më vjen keq për vendin tim, dua të shikoj ato ndërkombëtarë që na kanë treguar ligji, a mund të na tregojë se cfarë po ndodh me kryetarë të kurruptuar Edi Rama që vjedh paratë me inceneratorët dhe paguan për të korruptuar institucione ndërkombëtarët. Dorian Duçka është djali i dajës së Etilda Gjonajt dhe djali i hallës së Ilir Metës dhe sa ishte te ne ishte në rregull një djalë që kishte mbaruar studimet jashtë dhe ishte korrekt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here