Aksidentohet efektivja e policisë Anisa Kostani, dërgohet në spitalin e Traumës. Ajo ishte pasagjere, drejtuesi i mjetit pa patentë

0
882

Një natë më parë në Tiranë është aksidentuar efektivja e policisë së Elbasanit Anisa Kostani. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kopshtit botanik.

Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se efektivja ishte pasagjere në një makinë që drejtohej nga K. Duka, i cili sipas gazetarit ishte pa patente.

Ata u përplasën fillimisht me një tjetër automjet, e më pas me trafikndarësen. Si Kostani ashtu dhe Duka u dërguan në Spitalin e Traumës, ku sipas gazetarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se Anisa Kostani, në gusht të 2022 u pezullua nga detyra pasi përdori gjuhë fyese ndaj gazetarëve dhe medias në rrjetet sociale.Gazetari Bajraktaraj raporton se Kostani u rikthye detyrë, po në Elbasan, pas 1 muaj pezullimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here