Moti i keq ka mbërthyer vendin/ Bora shkon në 1 metër, ARRSH del me thirrjen e fortë

0
222

Dendësia e dëborës është mbi 1 metër në aksin Qafë Thore-Theth në zonën e tuneleve.Në këtë aks është punuar me mjete e punëtorë për ta bërë të aksesueshëm për qytetarët.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullimin e akseve nacionale.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet. ARRSH thekson se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë për në zonat malore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here