U arrestua në shtëpinë e deputetit të njohur të PS-së gjatë kontrollit të RENEA-s dhe BKH emri shumë i kërkuar që i shpëtoi atentatit me snajper, të ndaluar dhe dy të tjerë

0
113

Arrestimi i Akil Gentian Nerjakut, i cili i shpëtoi një atentati me snajper në shtator të vitit të kaluar, është bërë me urdhër të SPAK në kohën kur ushtroheshin kontrolle në shtëpinë e Ramazan Rrajës në Nikël, të enjten e 19 janarit. Mësohet se gjatë bastisjes së banesave janë ndaluar dhe dy persona të tjerë.

Prokuroria e Posaçme SPAK bëhet me dije se ka lëshuar një mandat shoqërimi për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit socialist në Krujë Rrahman Rraja.

U arrestua në shtëpinë e deputetit të njohur të

Mëngjesin e djeshëm, (19 janar) SPAK, RENEA dhe oficerë të BKH-së kanë kryer kontrollin e disa banesave në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës, me shpresën lokalizimin dhe më pas arrestimin e Ramazan Rrajës.

Mësohet se gjatë aksionit dje ka rënë në pranga Akil Nerjaku i cili ishte shënjestra e atentatit që ndodhi në Durrës më 12 shtator 2022. Nuk dihet ende pse është arrestuar dje Nerjaku.

Atentati ndaj tij ndodhi në zonën e Plazhit, ku Nerjaku është qëlluar me armë teksa lëvizte me një automjet tip “Benz G klas”, por i ka shpëtuar plumbave.

Dyshohet se ndaj tij u qëllua me snajper. Mësohet se automjeti me të cilin udhëtonte i riu ka qenë i blinduar, duke bërë që Nerjaku t’i shpëtonte plumbave.

Ndërkohë burime nga grupi hetimor bënë me dije në shtator të vitit të kaluar se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë prishja e pazareve të drogës dhe se plumbar ndaj tij ishin një paralajmërim për Akil Nerjakun.

Akil Gentjan Nerjaku është një person me precedent të mëparshëm penale, pasi rezulton i arrestuar për armëmbajtje pa leje disa vite më parë dhe është liruar më pas nga Gjykata.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here