Google search engine
Home Rajoni Kosova Thellohet skandali i ambasadorit të njohur shqiptar në Slloveni, përmendet rrethi i...

Thellohet skandali i ambasadorit të njohur shqiptar në Slloveni, përmendet rrethi i Albin Kurtit dhe BIA serbe

0
284

Skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj ka tronditur opinionin politik në disa shtete, por më së rëndi në Kosovë dhe Slloveni. Edhe më tronditëse ishte mbrojtja që i kanë bërë akterët kryesorë të pushtetit në vendin tonë. Por, së fundi një gazetar slloven ka publikuar pretendime shqetësuese që implikojnë ‘rrethin’ (njerëzit e afërt) e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-n famëkeqe serbe.

Kësaj radhe, raportimi është bërë nga mediumi slloven “Pozhareport” dhe e thellon edhe më shumë skandalin financiar në të cilin është përfshirë ambasadori Martin Berishaj, shkruan Nacionale.

Por, për më keq në këtë raportim të ri përmendet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Thellohet skandali i ambasadorit të njohur shqiptar në Slloveni,

“Detaje të reja nga hetimi i Golob (kryeministri slloven) dhe i GEN-it: Një pjesë e parave duhej të shkonte në Kosovë, për Kurtin.” – nis raportimi i mediumit slloven “Pozhareport”.

Afera e Martin Berishajt kishte shpërthyer në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Slloveni gjatë muajit prill të këtij viti.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta Pozareport, një pjesë e parave nga GEN-i në Beograd kishin shkuar në Kosovë gjatë asaj kohe, më saktë te “rrethi i kryeministrit Albin Kurti, për të cilën gjë, shërbimi i inteligjencës serbe BIA thuhet ta ketë ditur.”

Thellohet skandali i ambasadorit të njohur shqiptar në Slloveni,

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe figura tjera kyçe të pushtetit në Kosovë e kanë mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj qysh nga shperthimi i këtij skandali financiar të tij.

Në këtë skandal financiar sipas mediave sllovene raportohet të kenë qenë rreth gjysmë milioni euro në kesh, të cilat ishin tërhequr nga ana e tij. Berishaj i kishte mohuar përgjithësisht akuzat, duke shqyrtuar edhe padinë ndaj televizionit slloven Planet TV, por megjithatë pa u marrë specifikisht me akuzat që rëndonin mbi të.

Berishaj ishte zbuluar përmes kompanisë së tij MB Consulting se kishte marrë para nga dega e GEN-it në Beograd.

Pas raportimeve të para në mediat sllovene, një hulumtim i Gazetës Online Reporteri.net kishte zbuluar se afër dy milionë Euro kanë hyrë në xhirollogaritë e “MB Consulting”, biznesin e Martin Berishajt në Mal të Zi, në më pak se 5 vite – nga fundi i vitit 2016 deri në vitin 2020. Ndonëse e themeluar nga gjysma e dhjetorit të vitit 2016, biznesi në Mal të Zi i ambasadorit të Kosovës në Kroaci në të njëjtin vit rezulton se kishte qarkulluar rreth 100 mijë Euro të hyra, derisa viti më i begatshëm për “MB Consulting” me Martin Berishajn të vetmin pronar dhe të vetmin të punësuar, rezulton të jetë viti 2017 kur biznesi i tij regjistroi rreth 1 milionë Euro të hyra.

Nga ana tjetër, Bojan Pozhar që ka themeluar mediumin ku janë raportuar detajet e fundit është shumë i njohur në Slloveni. Ai kishte botuar edhe një libër për ish Zonjën e Parë të ShBA-ve, znj. Melania Trump e të titulluar “”Trump – Rrëfimi i brendshëm: Nga fshati komunist slloven te Shtëpia e Bardhë.”

Tatjana Bobnar ishte emëruar ministre e Punëve të Brendshme nga kryeministri i ri Robert Golob më 1 qershor të këtij viti. Golob – ashtu si ambasadori ynë Martin Berishaj – është në qendër të këtij superskandali.

Por, ministrja Bobnar kishte dhënë dorëheqje disa ditë më parë. Mediat kishin raportuar se raportet e ministres me kryeministrin kishin qenë shumë të këqija kohët e fundit. Bobnar kishte thënë që “politika duhej të ndalonte jashtë dyerve të policisë” duke nënkuptuar se kryeministri Golob dhe shefi i tij – që mbështetej edhe nga Kurti – po kërkonte të bënte emërime politike.

“Burime jozyrtare kanë nënkuptuar që komentet e Bobnarit për interferencën politike (të kryeministrit) ishin një hap larg për Golobin.” – shkruante Euractiv.

Dhe, pikërisht Bobnar – ish zyrtare policore 53 vjeçare – sipas mediave sllovene del të jetë në qendër të zbulimeve të reja që prekin edhe Kosovën.

“I gjithë dokumentacioni policor i lidhur me hetimin thuhet të jetë dorëzuar te Zyra e Prokurorit të Shtetit nga ana e Ministres së Punëve të Brenshme, Tatjana Bobnar,” – ka shkruar mediumi slloven.

Burimet i kanë thënë kësaj gazete se kryeministri slloven do ta kishte shumë të vështirë që ta ndalonte këtë hetim, edhe nëse “do të zëvendësonte gjysmën e policisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here