Media britanike: Ish-presidenti shqiptar kandidat për të blerë skuadrën e Manchester United

0
114

Mediumi anglez Football Transfers, shkruan se ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga familja Glazers.

Pacolli shërbeu si president i dytë i Kosovës nga 22 shkurt 2011 deri më 4 prill 2014.

Ai është gjithashtu miliarder dhe biznesmen i suksesshëm, duke qenë aksionari kryesor i kompanisë zvicerane të ndërtimit dhe inxhinierisë civile Mabetex Group, shkuan Football Transfers.

E BUJSHME! Media britanike: Ish-presidenti shqiptar kandidat për të

Pacolli së fundmi ndoqi një ndeshje të Arsenalit në Emirates Stadium kur Topçinjtë mposhtën Leicesterin në gusht.

Dhe i pyetur nga gazetarët të mërkurën nëse ai ishte i interesuar të blinte Manchester United, Pacolli u përgjigj “Në rregull, do ta shqyrtoj”.

Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në treg Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.

Glazers po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë funte (5.8 miliardë euro) për të shitur klubin. 

Pacolli ka pasur në vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington, vazhdon shkrimi i Football Transfers.

Një nga postimet e tij të fundit në Instagram është një video e tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here