Detajet: Laboratori i drogës brenda banesës, 2 kolumbianët kishin ardhur vetë për “mallin”, kokaina po ngarkohet me kamion

0
118

Detaje të reja janë bërë me dije nga laboratori i drogës që u zbulua në Fier pas një operacioni të DEA-s amerikane, Policisë shqiptare dhe asaj malazeze. Siç duket edhe nga pamjet e shkëputura nga fshati Fratar, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kamionë që do të marrin thasët që pretendohet se ishin të mbushur me pleh kimik dhe me kokainë.

Pasi të ngarkohet, droga do të sillet në Tiranë për t’u vlerësuar. Droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut, i cili aktualisht punon si drejtor në Bashkinë e Tiranës.

Deri më tani, nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë që kishte ardhur nga Kolumbia.

Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin, madje të angazhuar kanë qenë jo pak por 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani në pranga kanë përfunduar të gjithë hallkat e zinxhirit, duke nisur nga: porositës, pritë, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here