Ekzekutimi i Skerdilajd Sanajt është nga ato atentate që kushtojnë shumë dhe bëhen nga njerëz profesionistë. Autorët kanë pasur informacione 100 për qind të sakta në lidhje me lëvizjet e viktimës dhe janë kujdesur që të mos lënë viktima të tjera.
Janë këto të rejat që gazetari Artan Hoxha sjell nga ekzekutimi i 39-vjeçarit te “Kodra e Diellit.”
Hoxha u shpreh se shumë pranë banesës ku u qëllua për vdekje Sanaj jeton kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ish-presidenti Ilir Meta.

“…Persupozohej se ishte zona më e sigurt në kryeqytet. Jetojnë politikanë më të rëndësishëm, personazhe të rëndësishme, drejtues të mediave kryesore. Por edhe personazhe shumë të njohur të botës së krimit. Aty gjeta njerëzit që i kisha kërkuar kudo, i gjeta bashkë. Është e monitoruar me kamera gjithandej. Në çdo 50 metra ke një roje. Më shumë se çdo gjë paguhej shërbimi. Siguria maksimale.”
Gazetari shpjegon se duke qenë se ngjarja ka ndodhur vetëm 20 metra nga kryetarit të Bashkisë e Veliajt dhe 50-60 metra nga banesa e Ilir Metës, siguria supozohej të ishte e shkuar. Veç rojeve private dhe kamerave të sigurisë të instaluara thuajse kudo, prezente është edhe garda apo policia bashkiake.
Megjithatë, autori arriti ta ekzekutonte Sanajn duke shmangur çdo kamer sigurie që ishte në zonë.
Sipas tij, autorët nuk kanë hyrë kurrë tek ambienti i njohur si Kodra e Diellit. Por ka qëndruar tek pika 1 (shikoni foton më sipër), ndërsa viktima ka qenë vendosur tek pika 2. Hoxha shtoi se killeri u zvarrit për të kaluar gardhin, duke mos lënë asnjë shenjë as tek kamerat e sigurisë. Sa i përket arsyes së vrasjes, edhe ai përmendi historinë e hakmarrjes. Por edhe pse ngjarja ka ndodhur të dielën, sërish nuk ka asnjë pistë e aq më pak persona të shoqëruar lidhr me ngjarjen. Deri më tani dyshohet se janë 2 persona, por nuk përjashtohet mundësia që në vrasje të kenë ndërhyrë edhe duar të tjera.

Kjo pasi makinën e dogjën në Qafë Kashar, e me siguri dikush tjetër i ka marrë për t’i larguar nga Tirana. E ndërkohë që autorët nuk janë kapur, deri më tani pista kryesore e hetimit është zbardhur nga mediat, pasi Policia u njoftua vetëm me deklaratën e informacionit paraprak të vrasjes. Dyshohet se 39-vjeçarit i është marrë jeta vetëm për plagosjen e kryer 10 vite më parë nga vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, e gjitha pas një sherri të nisur për një vajzë. Në atë kohë, Renato qëlloi dhe plagosi Gentian Kolën. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme. Për të shmangur atë që ndodhi, dy vëllezërit kishin ikur nga Shqipëria dhe kishin nisur një jetë tjetër në Itali, por duket se nuk i kanë ikur dot hasmit.







































