Google search engine
Home Politike Muhamet Rrumbullaku në konferencën e Shefave të Policisë në Teksas! Zbardhen detaje...

Muhamet Rrumbullaku në konferencën e Shefave të Policisë në Teksas! Zbardhen detaje nga takimi me Zv.prokurorin e Përgjithshëm të SHBA

0
211

Kreu i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka marrë pjesë në Konferencën e Shefave të Policisë, që u mbajt në Dallas të Texas, ku temë kryesore ishte gjetja e metodave më efikase për të luftuar krimin e organizuar transnacional.

Pjesëmarrësit në IACP janë përshëndetur përmes një video-mesazhi, nga presidenti i SHBA-be, Joe Biden, ndërsa në nisje të konferencës, Drejtori i FBI-së dhe Prokurori i Përgjithshëm kanë vlerësuar rolin e shefave të Policisë, në intensifikimin e masave kundër fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe jetën e qytetarëve.

Çfarë pritet? Muhamet Rrumbullaku në konferencën e Shefave

Drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku raportohet se ka zhvilluar një sërë takimesh me Zv/prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Kenneth A. Polite, i cili i ka ofruar mbështetje nëpërmjet ICITAP-it, si dhe ka vlerësuar angazhimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe terrorizmit.

Çfarë pritet? Muhamet Rrumbullaku në konferencën e Shefave

Gjithashtu është takuar me përfaqësues të ICITAP-it, homologët e rajonit si edhe me përfaqësues të Shoqatës Amerikano-Shqiptare të Zbatimit të Ligjit, ku mësohet se Muhamet Rrumbullaku ka bërë prezente objektivat që ai ka për të reformuar Policinë e Shtetit, për të krijuar një qasje të re në raportin me qytetarët dhe në luftën ndaj krimit.

Çfarë pritet? Muhamet Rrumbullaku në konferencën e Shefave

Ai i ka siguruar pjesëmarrësit në takime, “për vendosmërinë e tij dhe të Policisë së Shtetit, për të punuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, në përmbushje të misionit të përbashkët”.

Gjatë ditëve të konferencës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjithashtu ka shkëmbyer me homologët nga vende të ndryshme të botës, përvojën dhe eksperiencën policore për trajtimin e problematikave në fushën e sigurisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here