Rusia ka vijuar të bombardojë mëngjesin e sotëm kryeqytetin e Ukrainës, Kievin.
Shpërthime të shumta janë shënuar mëngjesin e sotëm në qendër të kryeqytetit të Ukrainës në Kiev.
Duket se Putin ka nisur hakmarrjen pasi sulmet vijnë vetëm pak orë pasi ai akuzoi forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin e urës në Krime.
Në rrjetet sociale po qarkullon dhe një video tragjike, ku shfaqet një vajzë që ishte duke përcjellë një video-mesazh nga Kiev në momentin kur raketat goditën qytetin. Vajza shihet e tmerruar dhe më pas shkëputet nga video.
Sipas shërbimeve të urgjencës të Ukrainë nga sulmet në Kiev ka një disa viktima dhe të plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë.






































