Google search engine
Home Aktualitet I grabitën makinën me dhunë në mes të autostradës, policia reagon për...

I grabitën makinën me dhunë në mes të autostradës, policia reagon për ngjarjen dhe zbardh detaje të reja

0
185

Një grabitje me dhunë është regjistruar në Lushnje. Sipas burimeve zyrtare disa persona të paidentifikuar ende i kanë marrë me dhune makinën një qytetari të identifikuar si Martirio Peqini, teksa po udhëtonte.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas marrjes se automjetit autoret jane larguar drejt Elbasanit.

Njoftimi i policise:

Mbrëmjen e djeshme, kallëzon shtetasi M. P., banues në Divjakë, se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here