Makina i pret rrugën motorit, RRËMBEHET në mes të autostradës Tiranë-Durrës një person (Detaje)

0
117

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku ndodhi edhe rrëmbimi i Indrit Beqirajt. Mësohet se Indrit Beqiraj ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij G.Beqiraj me motor, një mjet u ka prerë rrugën e janë përplasur dhe motori ka dalë nga rruga.

Dy vëllezërit Beqiri janë rrahur me personat e automjetit që u preu rrugën. Në  konflikt u përfshinë dhe disa persona të tjerë.

Në konflikt e sipër ata kanë marrë me vete në makinë Indrit Beqiraj dhe janë larguar.

Sakaq Indrit Beqiraj shkoi në polici bashkë me vëllanë. Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe po hetohet si heqje e paligjshme e lirisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here