Nga frigoriferi 1 milionësh te blenderi i blerë për 2 milionë e 700 mijë lekë, detaje nga dosja e Prokurorisë për abuzimin me tendera në Universitetin Bujqësor

0
87

Zbardhen detaje të reja nga dosja hetimore dhe imazhe të disa prej pajisjeve të cilat janë blerë në kuadër të tenderit abuziv në Universitetin Bujqësor të Kamzës, për të cilin u arrestuan sot 4 punonjës.

Policia vuri në pranga Ali Rashën, Ahmet Mejdanin, Tahir Ballgjinin dhe Rushit Sunan, pasi Prokuroria i akuzon për abuzim me një tender që shkon në vlerën 10.5 milionë lekë.

Një nga pajisjet që është regjistruar si e blerë mbi vlerën e çmimit në treg, në dosjen e Prokurorisë rezulton të jetë një Blender.

Kostoja normale e kësaj pajisje elektro-shtëpiake në treg do të shkonte në jo më shumë se 30.000 lek të rinj, por sipas hetimit rezulton se letrat janë “kopsitur” nga katër punonjësit e UBT-së duke e blerë për 276.000 mijë lekë të rinj.

Nga frigoriferi 1 milionësh te blenderi i blerë për 2

Ndërkohë, një tjetër pajisje e blerë mbi vlerën reale të tregut është një frigorifer me ngrirje i markës “Beko”, që kushton 30.000 mijë lekë të rinj, por në UBT është blerë me shifrën rekord të 108.800 lekë të reja.

Nga frigoriferi 1 milionësh te blenderi i blerë për 2

Gjithashtu në listën e shërbimeve ekstra mbi limitet që gazetari Igli Çelmeta ka arritur të sigurojë, mund të kuptohet shumë lehtë se punonjësit e UBT kanë  tejkaluar çdo lloj limiti dhe norme në blerjet që kanë realizuar, duke dysfishuar pothuajse vlerën e çdo pajisje.

Nga frigoriferi 1 milionësh te blenderi i blerë për 2

Sot në pyetje në lidhje me abuzimin me tendera është marrë dhe rektori i UBT Fatbardh Sallaku, emri të cilit figuron në denoncimet që çuan në pranga 4 persona.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka sqaruar në deklaratën për mediat se drejtori i Fermës Didaktike në UBT, Ali Rasha e ka përdorur shpeshherë emrin e rektorit në bisedat me personin që ka bërë kallëzimin për çështjen, si formë mbrojtje në skemën e abuzimit financiar.

“Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli për shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R. Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit”, nënvizohet në deklaratën e Prokurorisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here