Që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, 98 anëtarë të OKB-së e kanë njohur këtë territor si të pavarur dhe disa vende kanë ndryshuar vendimin e tyre.
Lista jozyrtare e vendeve që e kanë njohur Kosovën përfshin 98 anëtarë të OKB-së dhe 3 subjekte që nuk janë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare. Menjëherë në vitin 2008, 51 vende njohën pavarësinë e tyre dhe në vitet në vijim numri u rrit. Po ashtu, Kosova njihet nga tre subjekte që nuk janë anëtarë të plotë të OKB-së.

Pavarësia e Kosovës nuk është njohur nga 97 shtete, duke u bazuar nga lista e Zyrës për Punë të Jashtme të Qeverisë së Serbisë, ndonëse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se janë tetë shtete që e kanë tërhequr njohjen e tyre, pa i bërë të ditur emrat.










































