Mbi 500 vila dhe hotele të ndërtuara nëpër male për të pastruar paratë/ Njësitë Speciale zbarkojnë në lagjet e njohura të këtij qyteti, reagon prokurori dhe zbardh detajet e super-operacionit

0
150

Njësi të Specializuara janë duke kryer një operacion të gjerë të kontrolleve në disa prej lagjeve të Prishtinës. Ky operacion njoftohet të jetë vazhdimësi i hetimeve në rastin “Brezovica”.

Deri më tani njoftohet se zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në lagjen “Velania” si dhe në rreth 10 lokacione të tjera.

Kontrollet në këto zona janë duke u bërë nën dyshimin e veprimtarisë së shpëlarjes së parave si dhe veprimtarisë së fajdeve.

E nga prokurori i rastit është theksuar se deri më tani janë arrestuar disa persona të dyshimtë lidhur me këto ngjarje, si dhe janë sekuestruar disa vetura.

Mbi 500 vila dhe hotele të ndërtuara nëpër male për

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku ka konfirmuar se numri i personave të arrestuar në këtë aksion që nisi sot herët në mëngjes ka shkuar në shtatë.

Aksioni është duke vazhduar dhe pas përfundimit të tij prokuroria do të dal me një komunikatë për media.

Lidhur me rastin e njohur si “Brezovica” deri më tani në burgje janë 30 persona, përfshirë këtyre zyrtarë të lartë të shtetit në lidhje me ndërtimet e mbi 500 vilave e hoteleve në zonën e mbrojtur të maleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here