Google search engine
Home Politike Nga vrasje, përdhunime, trafik droge e qeniesh njerëzore, ja lista e personave...

Nga vrasje, përdhunime, trafik droge e qeniesh njerëzore, ja lista e personave në 12-të Drejtoritë e Policisë të shpallur në kërkim ndërkombëtar! Katër të dënuar me burgim të përjetshëm

0
291

Mes e-mail-ve sekrete të dërguara në adresën zyrtare të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, që u zbuluan nga grupi i hakerave, janë publikuar edhe ato të Tonin Vocaj, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë Kriminale.

Vocaj i ka dërguar Nanos më datë 12/17/2021 listën e personave të shpallur në kërkim në 12 qarqet e vendit.

Qarku me më shumë persona të shpallur në kërkim është ai i Durrësit, ku numri shkon në 31. Dy prej tyre rezultojnë të dënuar me burgim të përjetshëm, Dardan Kadiu dhe Eugert Merizan.

Ndërsa qarku i Gjirokastrës rezulton vetëm me 1 person të shpallur në kërkim, Enton Zhuli i dënuar me mbi 15 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Në total janë katër persona të dënuar me burgim të përjetshëm. Shteti ku rezulton numri më i madh i personave të shpallur në kërkim është Italia, ndërsa rezultojnë edhe në SHBA, Angli dhe Kosovë.

kukesdiberlezhedurreselbasankorceberatfiervlore

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here