Ashtu sic gazeta “Sot” e paraljëmroi pak ditë më parë, pedagogët e Fakultetit të Shkencave kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rritje të pagave. Ato kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës, teksa kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh. Ato kanë listuar edhe një sërë kërkesash të tjera, që i cilësojnë si normale, duke thënë se nuk ka më vend që të negociojnë me qeverinë, pasi kanë pritur prej vitesh dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë kërkuar rritje page me 30 për qind.“Kërkojnë rritje pagash, propozojnë që të arrihet niveli i pagave të universiteteve brenda 2 viteve njësoj si Kosova, në tetor të rritet 30%, ndërsa të rritet sërish në tetorin e ardhshëm 20%. Rritje financimi për kërkimin shkencor”, janë disa prej kërkesave të tyre. Pedagogët i kanë lënë afat qeverisë deri më 5 tetor dhe në të kundërtën do të vijojnë protestat dhe bojkotojnë mësimin. Ata thanë se është e padrejtë që pedagogët nuk kanë një rritje rroge që prej vitit 2005, duke thënë se kjo është e papranueshme.“Samari është më i shtrenjtë se kali, ne i nxjerrim studentët, dhe ata marrin më shumë se ne, hallall i qoftë, do e ndërpresim procesin mësimor deri sa të na rrisin pagat. Na lini të punojmë dhe të jetojmë në Shqipëri”, tha një pedagog. Flet kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Aleksandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, është shprehur se vëmendja ndaj tyre nga çdo qeveri ka qenë e pakët. Kovaçi tha se universitetet nuk mund të trajtohen si institucione rutinore. Ai ka folur me shifra duke treguar se sa paguhet një pedagog dhe krahasimi me vendet e rajonit. “Vëmendja ndaj universiteteve ka qenë minore nga qeveritë në përgjithësi, nuk janë parë si një aset ku varet zhvillimi i vendit, por të një rutine të përditshme, nuk mund të trajtohet me anë financiare, është baza e zhvillimit të vendit, që në 2004 nuk ka pasur një rritje të ndjeshme, prandaj ne kemi një peticion që i kemi dërguar kryeministri”, tha Kovaçi.“Paga e një asistenti është 600 mijë lekë të vjetra. Një doktor 69000, profersor i asocuar 800-840 max, e një profesori 960-980. Ne kemi kërkuar që t’i afrohemi trajtimit të Kosovës, që e kanë 50% më shumë se ne, Mali i Zi i ka mbi 2000 euro”, u shpreh Kovaçi. Nga ana tjetër, kreu i Sindikatës është shprehur edhe skeptik edhe për takimin që i ka thërritur Ministria e Arsimit, pasi thonë se për ndryshimet i ka në dorë qeveria. “Ministrja e arsimit kërkon një takim dhe do jetë momenti ku do diskutojmë me ta, po unë jam pesimist, kanë treguar që është e paaftë, ose e pamundshme për të zgjidhur problemet, sepse nuk e kanë në dorë”, përfundoi Kovaçi. Braçe: Rrogat e pedagogëve janë rritur në vitin 2017 Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ishte i vetmi i cili u ktheu një përgjigje publike kërkesave të pedagogëve që dolën sot në protestë. Gjatë seancës plenare, ai mori fjalën për të theksuar se rrogat e tyre janë rritur në vitin 2017 dhe jo në 2005 siç u pretendua në protestë. Ai shtoi se dëshmitare për këtë rritje është edhe ish-ministrja e Arsimit, njëherësh kryetarja e Kuvendit sot, Lindita Nikolla. “Rrogat e pedagogëve nuk janë rritur për herë të fundit në 2005, por janë rritur në 2017 për 3260 pedagogë, me një vlerë prej 450 milionë lekësh. E dëshmitarja për këtë jeni ju ish ministre e Arsimit”, tha Braçe.