Google search engine
Home Bota Pamje të frikshme nga Ukraina, lumi merr ngjyrë të kuqe pas sulmit...

Pamje të frikshme nga Ukraina, lumi merr ngjyrë të kuqe pas sulmit me raketa nga rusët (FOTO)

0
580

Ky është momenti i frikshëm kur një lumë në Ukrainë u kthye në të kuqe, një ditë pasi Rusia goditi një digë në një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre të përmbytura.

Tetë raketa i ruse goditën Kryvyi Rih, qytetin më të madh në Ukrainën qendrore të mërkurën dhe të enjten, duke shkatërruar stacionin e pompimit të ujit dhe duke bërë që lumi Inhulets të çajë një digë të enjten.

Tani, pamjet e lumit të fryrë Inhulets të publikuara nga gazeta lokale Kyiv Post tregojnë se uji është bërë i kuq, pasi zyrtarët lokalë raportuan sulme të mëtejshme me raketa në qytet.

“Kryvyi Rih u vu përsëri nën zjarrin e armikut. Rusët i drejtuan raketat e tyre në infrastrukturën kritike. Ka një shkatërrim serioz të objekteve hidraulike,” postoi Valentyn Reznichenko, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ndërsa mbetet e paqartë pse lumi u bë i kuq, banorët vendas spekuluan se ngjyra e rubinit mund të lidhet me argjilën e kuqe të bregut të lumit dhe përmbytja që gërryen tokën më tej.

Në Kryvyi Rih, vendlindjen e presidentit Volodymyr Zelensky, banojnë 650,000 njerëz dhe shumë zona të qytetit janë evakuuar pas sulmeve.

Pamje të frikshme nga Ukraina, lumi merr ngjyrë të kuqe pas

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here