Një tryezë të përbashkët e OSBE-së me komisionin e Reformës Administrative-Territoriale po mbahet sot, e ndërsa në nisje të takimit.
Deputetja e PD-së e njëkohësisht bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi, duke iu referuar propozimeve te dy ditëve më parë, po kërkon që të reflektohen kërkesat e qytetarëve.
Grupi i PD-së ka propozuar 6 rajone dhe 92 bashki.
“PD sot ka një hartë për diskutim dhe debatim. Qëllimi i hartës territoriale, të jetë e djenjë dhe të ketë ligje efikase. Njësitë vendore të jenë sa më pranë qytetarëve. Sot një pjesë e mirë e bashkive, sidomos zonave rurale janë jo efikase”, u shpreh Çupi.










































