Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me bizneset ka paralajmëruar se do të ndërhyhet në ligj për të reformuar Dhomën e Tregtisë.
“Të reformohet Dhoma e Tregëtisë duke përmirësuar legjislacionin. Dhoma e Tregëtisë duhet të jetë dinamike në vazhdimësi”, ka thënë Rama.
Sipas tij është e paparanueshme që të jemi pjesë e anketave të mbledhura rrugës.
Ai ka kërkuar nga bizneset që të ofrojnë ide për të lehtësuar plagët me të cilat ballafaqohen aktualisht.










































