Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abzoviç ndodhet në Beograd, ku po zhvillohet samiti i Ballkanit të Hapur.
Abazoviç ka propozuar që të shkrihen kufijtë në Ballkan për të lëvizur lirshëm.
Dritan Abzoviç: Për bashkim për lëvizshmëri e për gjithçka që duhet të jetë një frymë për Ballkanin. Duke pasur parasysh krizën që mund të vijë në dimër, ne duhet t’i mbajmë kanalet e komunikimit të hapura, qytetarët janë të ngopur me akuzat, me nacionalizëm, duhet tu ofrojmë diçka tjetër. Pse është e rëndësishme që tu ofrojmë diçka tjetër sot? Prania e Turqisë dhe Hungarisë tregon shumë. Dje ishim në një panair verërash, a mund ta organizojmë këtë panair të vetëm? Sheh ndokush një gjë të keqe këtu? Sepse unë shikoj vetëm të mira dhe bashkëpunim. Kushdo që dëshiron është i mirëpritur. Ne mbështetemi tek njëri-tjetri. Dikush do që të shkojë në Mal të Zi, duhet të shohë vetëm tabelën, “Mirëse erdhët në Mal të Zi”, e të vijojë rrugën.