Google search engine
Home Aktualitet Bllokimi i e-Albania fut në kaos qytetarët, shtyhen regjistrimet për klasat e...

Bllokimi i e-Albania fut në kaos qytetarët, shtyhen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, shërbimet e Gjendjes Civile do ofrohen në sportele

0
268

Sulmi kibernetik në sistemet qeveritare ka sjellë kaos në shërbimet shtetërore për qytetarët. Këtë fillim jave të gjitha shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania nuk kanë qenë të aksesueshme dhe ende nuk dihet se kur do të rikthehen. Bëhet fjalë për bllokim të shërbimit të pasaportave, konsullore, vërtetime, dokumente pronësie, automjetesh, recete mjekësore, etj. Qytetarët s’ marrin dot shërbime, ndërsa shtyhen regjistrimet për klasat e para e të dhjeta. Ndërkohë, për noterët dhe jo vetëm dje ishe një ditë pune thuajse pushimi.“Ne mund të themi se kemi punuar me 30 % të kapaciteteve, pra kemi punuar vetëm me sistemin tonë të brendshëm, çdo shërbim tjetër që kërkon ndërveprim me institucion nuk është ofruar. Pra qytetaret nuk regjistrojnë dot një akt pronësie, nuk marrin dot një certifikatë, nuk regjistrojnë të dhënat për automjete, pasi s’ka transferim të dhënash nga zyrat  e shtetit etj”, u shpreh Vasil Martini nga dhoma kombëtare e noterëve. Për shkak të kësaj situate, disa nga institucionet kanë marrë masa të brendshme për të zhbllokuar shërbimet kryesore. Qendrat spitalore ka vendosur që recetat mjekësore që merren online, të zgjidhen me një sistem të brendshëm. Qeveria e ka konsideruar sulmin si kompleks dhe me shkallë të gjerë që ka nisur gjatë ditës së premte. Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por deri më tani qeveria thotë se dëmi i shkaktuar është vetëm bllokimi i shërbime, ndërsa nuk ka rrjedhje apo cenim të sigurisë së të dhënave. Aktualisht ekspertë të huaj nga Microsoft si dhe ata të kompanisë amerikane Jones Group Internacional po punojnë për rikthimin e normalitetit. Nuk ka ende një konfirmim kur do të rikthehen shërbimet online, ndërsa çdo institucion duhet të sqarojë se si do të veprohet për ato shërbime që kanë afate dhe që shoqërohen me penalitete. Ekspertët vërejnë se një sulm i tillë, i ngjashëm me disa të tillë në shtete të tjera, ishte i pritshëm për pasojë shërbimet janë mbyllur për të mos lejuar hakerat që të dëmtonin sistemin.

MB: Janë rikthyer sportelet fizike

Ndërkohë, Ministria e Brendshme njofton se ka rikthyer sportelet fizike, deri ne përfundim të sulmit. Sulmi kibernetik i cili nxori jashtë shërbimit e-Albanian, ka dëmtuar sistemin online i cili i mundëson aksesin qytetarëve dhe institucioneve për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrik.“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, shërbimet konsullore online janë ndërprerë përkohësisht deri në një njoftim të dytë. Sulmi kibernetik ka dëmtuar sistemin online, i cili mundëson aksesin e qytetarëve dhe strukturave përgjegjëse për aplikimin dhe dhënien e dokumenteve biometrikë për të gjitha konsullatat shqiptare në botë. MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila po punon për zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së pazakontë dhe i bën thirrje qytetarëve të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike”, thekson MEPJ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here