Shënjestra e celulës terroriste që po planifikonte një sulm ndaj anëtarëve të MEK, të vendosur në zonën e Manzës, në Shqipëri duket se ishte numri dy i MEK, shtetasi Mehdi Abrishamshi. Sipas dosjes hetimore, të publikuar këtë fundjavë rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion. “SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. Neës24 ka zbuluar dosjen e plotë hetimore, ku rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi. Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës. Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion. Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri”, theksoi gazetarja Klodiana Lala. Detaje nga dosja
Ndërkohë në dosje zbulohen edhe mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të celulës. Sipas të dhënave të Antiterrorit dhe SPAK, ish-anëtarë të MEK dhe anëtarë të celulës terroriste, të cilët bashkëpunonin për kryerjen e sulmit, janë dërguar në Shqipëri për të planifikuar sulme terroriste ndaj anëtarëve të MEK. Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Referuar të dhënave të dosjes, rezulton se takimet e tyre kryheshin në dy hotele të njohura në Tiranë. Një ndër mesazhet e shkëmbyera mes tyre është: “Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju. Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”. Nga ana tjetër referuar detajeve që gazetarja Lala la nxjerrë nga dosja hetimore e SPAK, rezulton se që nga ardhja në Shqipëri e muxhahedinëve, 400 janë shkëputur nga kjo organizatë, 300 prej të cilëve janë larguar drejt vendeve të BE. Megjithatë, është e paqarta se si ata kanë arritur ata të largohen nga Shqipëria. Ndërkohë, në dosje thuhet se 32 anëtarë kanë ndërruar jetë, 13 janë duke tentuar të largohen nga Shqipëria, ndërkohë që 35 aktualisht marrin ndihmë ekonomike nga MEK.
Ja çfarë sekuestroi SPAK nga banesat e 20 ish-muxhahedinëve
Po ashtu, referuar dosjes hetimore të SPAK, thuhet se gjatë kontrolleve në banesat e 20 ish-muxhahedinëve janë gjetur pajisje të dyshimta përgjuese e transmetuese, si dhe pajisje të tjera elektronike. “SPAK ka pasur dyshime se shumat dyshime se shumat e parave që merrnin nga shërbimet sekrete iraniane, ish-muxhahedinët mund t’i kishin në banesat e tyre në Tiranë. Rezulton se nga kontrolli janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike, laptopë, telefona, USB, karta sim, pajisje përgjuese e transmetuese. Prokuroria po këqyr këto pajisje për të zbuluar edhe personat me të cilët ata bashkëpunonin, duke qenë se 300 ish-anëtarë të kampit kanë arritur të largohen nga Shqipëria. Nuk dihet nëse këta ish-anëtarë janë të përfshirë në sulme. Në dosje thuhet s epo bashkëpunohet me organet e huaja ligjzbatuese për të zbuluar nëse ata kanë qenë të përfshirë në akte terrori”, nënvizoi këtë fundjavë gazetarja Lala.







































