Një ngjarje tronditëse u shënua ditën e djeshme në vendin tonë, ku mbetën të vdekur tre persona. Më poshtë janë siguruar edhe fotot e 3 viktimave të atentatit të Fushë-Krujës, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Arber Hoxha.

4 autorët që ndodheshin në një tjetër makinë, qëlluan me rreth 50 plumba në drejtim të mjetit tip “Golf”, i cili mori flakë. Pas largimit nga vendi i ngjarjes, dyshohet se autorët dogjën mjetin e tyre në fshatin Aramenas.
Në brendësi të automjetit janë gjetur 4 armë zjarri automatike që besohet se janë përdorur për të kryer krimin.Shënjestra e atentatit dyshohet se ka qenë Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Ervis Martinaj, një emër i njohur i botës së krimit, tashmë dhe në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.
Ndërkohë Diklen Vata dhe Arbër Hoxha ruanin Brilantin dhe nuk ishin shënjestra e këtij atentati.
Policia po kqyr disa kamera sigurie të bizneseve përreth dhe janë ngritur disa postoblloqe për zbulimin dhe kapjen e autorëve.







































