Google search engine
Home Politike Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën e Parlamentit apo skenar dhune?...

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën e Parlamentit apo skenar dhune? Shikoni çfarë po ndodh në tarracën e Kuvendit disa orë para protestës së opozitës (VIDEO)

0
246

Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të organizojnë sot protestën kombëtare të njoftuar sot, më 7 korrik në orën 7 të pasdites (19:00).

Veç masave që po merren në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit” dhe para godinës së qeverisë, ku janë vendosur fonitë dhe podiumi, duket se maxhoranca po i paraprinë një skenari të mundshëm dhune.

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën

Gjatë ditës së sotme godina e Parlamentit është pajisur me prozhektorë të mëdhenj dhe megafonë të cilët janë montuar paradite nga punonjësit e Kuvendit.

Selia blu nuk ka bërë të ditur nëse do të ketë në itinerarin e saj marshimin drejt Parlamentit të Shqipërisë dhe ndërkohë që përgatitjet e Qeverisë për të siguruar dhe ‘fortesën’ e godinës së seancave, krijon dyshime për drejtimin e turmave drejt tempullit të ligjvënësve.

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën

Kujtojmë protestat e disa viteve më parë, kur opozita dhe përkrahësit e saj i drejtoheshin sallës së Parlamentit për të hyre brenda saj, ndërkohë që u përballën me gazin lotsjellës të forcave speciale, ndërkohë që PD akuzonte për helmim të turmave ish-ministrit të Brendshëm, asokohe Sandër Lleshaj.

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën

Në protestat e shkuara kur rrethohej godina e Parlamentit, policia e shtetit dhe forcat speciale me skafandra bënin thirrje për shpërndarjen e turmës, ndërkohë që nuk kanë munguar dhe konfrontimet me sende të forta apo me shkopa dhe plumba gome.

Informacione ‘sekrete’ për t’u futur në godinën

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here