Google search engine
Home Sport “Furtunë” tek Barcelona, Laporta i jep besim De Jongut, por jo Dembelesë

“Furtunë” tek Barcelona, Laporta i jep besim De Jongut, por jo Dembelesë

0
177

Barcelona muaj më parë kishte probleme të thella financiare dhe klubi nisi një fushatë spastrimi të lojtarëve që ishin barrë për financat, por situata tani ka ndryshuar krejtësisht dhe Barcelona është hedhur fuqishëm në treg për të marrë lojtarët e dëshiruar. Duket e habitshme, por një prej sulmuesve më të mirë në treg, Robert Levandovski, është në planet e klubit blaugrana, sikurse dhe shumë lojtarë të tjerë janë në bisedime me Barçën. Ndërkohë, Joan Laporta, president i Barcelonës, ka folur për të ardhmen e Frenkie de Jongut dhe të Osmane Dembeles, për të cilët po spekulohet se mund të largohen nga “Camp Nou”. Ai ishte i pranishëm në prezantimin e Frank Yanik Kesiet në fanellën “Blaugrana”, ndërsa është ndalur të flasë edhe për tema dhe çështje të tjera. “Frenkie është një lojtar i Barcelonës dhe nuk është në shitje”, ka thënë Laporta, edhe pse kohëve të fundit flitet se mesfushori holandez mund të përfundojë në Mançester Junajtid. Ndërkohë, kreu i klubit katalanas foli edhe për futbollistin francez, të cilit i ka skaduar kontrata. “Dembele? Nuk ka një datë fikse. Nëse nuk e pranon propozimin tonë, nuk mund të qëndrojë këtu, s’mund të bëjmë më shumë. Duhet ta menaxhojmë mirë çështjen e rrogave, në mënyrë që të mos kemi mungesë të ekuilibrit”, përfundoi Laporta. Dembele ka oferta nga klubet e njohura evropiane, por ekziston mundësia që ta vazhdojë kontratën edhe për dy vjet, pas 5 vjet qëndrimi deri tash në “Camp Nou”. Barcelona e ka rikthyer interesimin për Robert Levandovskin. Gjiganti katalanas ishte ftohur javën e kaluar pasi Bajerni i Mynihut kërkoi nga ky klub të qëndronte larg sulmuesit polak. Mirëpo, “Blaugrana” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga veterani i sulmit. Oferta e fundit e tyre prej 40 milionë eurosh plus bonuese nuk e ka bindur gjigantin bavarez, i cili e mban me kontratë lojtarin deri në vitin 2023. Sipas mediumit gjerman “Sport Bild”, ka mundësi që Bajerni ta ulë çmimin dhe ta pranojë një ofertë eventuale prej 50 milionë eurosh për dy herë futbollistin më të mirë në botë të shpallur nga FIFA. Ish-futbollisti i Borusia Dortmundit e ka me nguti transferimin në “Camp Nou” pasi dëshiron të jetë i gatshëm për fazën përgatitore nën urdhrat e trajnerit Ksavi Hernandez. Nga ana tjetër, Bajerni do ta nisë fazën përgatitore më 12 korrik pasi nuk do të pranojë të stërvitë me ekipin. Kjo pasi ai nuk e sheh më veten si lojtar i bavarezëve teksa po e kërkon një eksperiencë të re dhe thuhet se ëndërr e tij kamotshme është transferimi në Barcelonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here