Ervin Karamuço zbulon dosjen e bujshme të Belgjikës: Po hetohen krime që mund të kenë lidhje me politikanë shqiptarë

0
129

Pedagogu i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka komentuar në Abc Live vizitën e tij të fundit në institucionet e BE-së për integrimin e Shqipërisë në BE.

Karamuço zbuloi se sipas informacioneve që ka siguruar se disa krime në Belgjikë ku janë përfshirë shqiptarët mund të kenë lidhje me politikën shqiptare.

Ndërsa theksoi se institucionet shqiptare kanë diferencë të madhe nga institucionet hetimore në Europë.

“Ka qenë një vizitë e disa përfaqësuesve të shoqërisë civile shqiptare në institucionet e larta evropiane me qendër në Bruksel. Janë diskutuar çështje të lidhura me integrimin e Shqipërisë në BE. Aty unë u konsultova me çështje të rendit publik dhe më është konfirmuar se ka disa çështje të prokurorisë belge, të cilat po ndiqen në lidhje me disa vepra shqiptare të krimit të organizuar në Shqipëri, që mund të kenë lidhje edhe me politikën shqiptare. E përmenden për herë të parë, por janë shumë të rezervuar për të dhënë detaje. Në vijim të hetimeve atje është thirrur edhe gazetari Hoxha për të dhënë informacione”, tha Karamuço.

Pedagogu i kriminologjisë komentoi dhe shpërthimet me eksploziv që janë shënuar në vendin tonë. Në 6 muaj janë regjistruar 27 raste të shpërthimit me eksploziv me dëme materiale, përveç Aleksandër Sadikaj që vdiq 10 ditë më parë.

“Këtu ka një supermarket që i ka të gjitha. Policia duhet të gjejë se ku është ky treg. Policia të hetojë se ku gjendjen këto materiale eksplozivi. Ne kemi katër qytetet ku vendosen eksplozivë. Nëse shpërthimet ndodhin në zona me shumë njerëz do të kemi akte terroriste dhe jo akt atentati ndaj një personi. Qeveria të investojë në parandalimin e vendosjes së eksplozivit. Jemi përballë një situate ku duhet të vendoset pajisja për detektimin e eksplozivëve”, tha Ervin Kramuço.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here