Google search engine
Home Bota Sekretarja amerikane e Thesarit jep alarmin: Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet...

Sekretarja amerikane e Thesarit jep alarmin: Lufta në Ukrainë ka rritur çmimet e energjisë, po rrezikohet…

0
214

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka folur ditën e sotme për luftën në Ukrainë, ku deklaroi se po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në mbarë globin.

Gjithashtu, ajo vuri në dukje inflacioni është në “nivele të papranueshme” gjithashtu u përpoq të nënvizonte se nuk është një problem ekskluziv për Shtetet e Bashkuara.

“Lufta e Putinit në Ukrainë po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në nivel global. Ne nuk jemi i vetmi vend që përjetojmë inflacion. Ju mund ta shihni këtë pothuajse në çdo vend të zhvilluar anembanë botës”, është shprehur ajo.

Jellen theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë imune ndaj goditjeve globale të energjisë.

“Ne jemi pjesë e tregjeve globale të naftës që janë subjekt i ndikimeve gjeopolitike. Duke pasur parasysh natyrën globale të këtyre tregjeve, është praktikisht e pamundur për ne që të izolohemi nga goditjet si ato që po ndodhin në Rusi që lëvizin çmimet globale të naftës.”

Ajo shtoi se është kritike që Shtetet e Bashkuara të bëhen “më të varura nga era dhe dielli që nuk i nënshtrohen ndikimeve gjeopolitike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here