Google search engine
Home Politike U propozua nga mazhoranca si kandidati për president të Republikës, kush është...

U propozua nga mazhoranca si kandidati për president të Republikës, kush është Bajram Begaj

0
138

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama tregoi se emri i përzgjedhur nga maxhoranca për të qenë në postin e Presidentit është Bajram Begaj, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Rama deklaroi se Begaj është një figurë e denjë për postin e kreut të shtetit, duke thënë se ai ishte përzgjedhur mes 24 kandidatura.

Por kush është Bajram Begaj?

I lindur më 20 Mars 1967, Begaj është oficer- ushtarak, i cili po shërben si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Në vitin 2020, Bajram Begaj mori rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai më parë shërbeu si Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Armatosur Shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here