“Kam qëlluar me breshëri ndaj tij, kam parë një femër në makinë…/ ‘Killeri’ Henrik Hoxhaj tregon një tjetër ngjarje të bujshme, del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës dhe zbërthen gjithë skenën

0
160

Henrik Hoxhaj “killeri” i arrestuar bashkë me Nuredin Dumanin, ka rrëfyer një tjetër krim të ndodhur vite më parë.Ai është shprehur para hetuesve se në shkurt të viti 2011, ka marrë porosi nga Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky person mësohet se i ka ofruar 50 mijë euro Henrik Hoxhajt për të eliminuar fizikisht Filip Gjeloshin.

“Më ka dhënë 10 milion paradhënie për shpenzimet” është shprehur Henrik Hoxhaj para hetuesve.

Arsyeja se pse donte ta vriste Filip Gjeloshin kishte qenë një kërcënim që ky i fundit kishte bërë ndaj Ardian Ozunit. Sherri mes tyre ka ndodhur pasi Ozuni kishte rrahur nipin një person të afërt të Filipit.

“E kam mbikëqyrur disa herë shënjestrën tek lokali i tij “Lekbibaj”, derisa vendos momentin e duhur për ta kryer punën. Unë kam pasur një Fiat Punto të bardhë pa dokumente me targa italiane dhe brenda makinës kam pasur kallashnikovin me silenciator. Kallashin ma ka gjetur Ardiani i cili njihej edhe si “Cufi” dhe përveç armës ai më bleu edhe një silenciator që e provuam nëse punon tek karburanti i tij në Allias.”

“Ditën e ngjarjes mbaj mend që ka qenë  errësirë dhe unë isha parkuar afër lokalit që ky person kishte tek rruga “Siri Kodra” në Tiranë dhe po e prisja Filipin të vinte. Ai ka ardhur me një Mitsubishi me targa angleze. Ai ndaloi në kthesë dhe kam dalë nga makina ime dhe kam qëlluar me breshëri ndaj tij. Kam parë një femër në makinë dhe duke qenë se nuk doja ta dëmtoja atë kam ndaluar zjarrin dhe nuk kam qëlluar më. Jam futur në makinë dhe jam larguar nga drejtimi i sipërm pasi i trembesha postblloqeve në Paskuqan. Më pas pashë në televizor se ai ishte plagosur nga atentati por nuk u mora më me atë punë.” mësohet të jetë shprehur Henrik Hoxhaj.

Filip Gjeloshaj është një emër i përmendur gjatë në kronikat e zeza të medias. Që në moshën 20-vjeçare është akuzuar për një vrasje në qytetin e tij të Tropojës, akuzë për të cilën u arrestua por nuk u provua asnjëherë. Në vitin 2003 ishte në burg kur i ka dalë në krah të dënuarit përjetë Zani Caushi, në hasmërinë që vijon edhe në burg mes tij dhe Gaxhait. Për këtë shkak në burg u plagos me thikë. Gjeloshi ishte në burg i arrestuar për plagosjen e elektricistit Shpëtim Beqiri fare pranë banesës së tij në rrugën “Siri Kodra”. Pas lirimit edhe nga arrestimi i vitit 2006, kur akuzohej për tentativën e vrasjes së një personi në Allias, Gjeloshaj në vitin 2011 do t’i shpëtonte mrekullisht një atentati me armë ku mbeti i plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here