Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

0
143

Teksa po kërkohet nga Policia, Talo Çela përmes avokatit të tij mohoi të jetë përfshirë në grabitjen e miliona eurove në pistën e Rinasit në prill të vitit 2019.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se në seancën e së hënës avokati Luan Kaloçi i tha gjykatës së klienti i tij nuk kishte qenë në grabitje.

Sipas avokatit, Çela kishte pasur një problem shëndetësor me gjurin dhe ishte i paafte fizikisht të merrte pjesë në grabitje. Njëkohësisht, avokati kërkoi pyetjen e ish-të penduarit Alkond Bengasi dhe të bashkëpandehurve Klement e Eldi Cala.

Çela po gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit e dosjes, pasi për një vit procesi ndaj tij ishte i pezulluar.

Kujtojmë që pak ditë më parë gazetari Artan Hoxha tha se Talo Çela mund të jetë vrarë pas arrestimit të Dumanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here