Google search engine
Home Lifestyle “U shpalla armik i popullit për faj të kunatit”/ Trondit Frederik Ndoci,...

“U shpalla armik i popullit për faj të kunatit”/ Trondit Frederik Ndoci, rrëfen kurthin që i ngriti ish-gruaja e tij: Donin të më fusnin në burg!

0
292

Artisti i njohur shqiptar, Frederik Ndoci ka bërë një rrëfim ndryshe për jetën e tij. I ftuar sëfundmi në një emision televiziv, Ndoci tregoi disa nga momentet më të vështira të jetës së tij.

Teksa kujtonte njohjen me ish-gruan e parë, e cila më vonë u nda prej tij sepse ishte lezbike, Frederik Ndoci tha se u shpall armik i popullit për faj të kunatit (vëllait të gruas).

“Zbulova më vonë që ish-gruaja kishte dërguar një letër në komitetin qendror, dhe letra kishte firmën e saj. Ne ishim të ndarë, por u takuam për herë të fundit, sepse më solli disa rroba që kisha harruar. Ajo më tha se i vinte keq për atë që kishte ndodhur por unë i thash se ishte ajo që deshi të më fuste në burg, sepse letra mbante firmën e saj. Ajo shkoi në komitetin qendror, dhe tha që letra kishte firmën e saj por nuk e kishte shkruar ajo. Zbuluam që e kishte shkruar vëllai i saj. Ai donte të më fuste në burg.”, u shpreh Frederik Ndoci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here