Google search engine
Home Aktualitet I dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, kush është...

I dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, kush është Gazment Mahmutaj, vëllai i deputetit të PD-së

0
287

Deputetit të Partisë Demokratike Kasem Mahmutaj, i janë sekuestruar pasuritë nga GJKKO, së bashku me vëllezërit e tij, ku mes tyre është edhe Gazment Mahmutaj, i cili ka më parë ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Hetimi pasuror i nisur për Gazmend Mahmutajn, u shtri edhe te dy vëllezërit e tij, Behar e Kasem Mahmutaj duke nxjerrë në dritë sipas Prokurorisë së Posaçme rreth 25 pasuri në total të cilët nuk justifikoheshin me të ardhura të ligjshme.

Një pjesë e pasurive ishin edhe në emër të personave të tjerë të afërt dhe konsistojnë në apartamente, pallate, tokë truall në qytetin e Beratit dhe makina.

Gjykata në përfundim të procesit, vlerësoi se kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive si të krijuara nga pasuri të dyshimta, duhet të  konfiskoheshin.

Në total janë vënë në sekuestro 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një pjesë në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat duke i lënë në pronësi të tyre, vetëm 3 apartamente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here