Google search engine
Home Aktualitet Vrasja e bujshme e biznesmenit që tronditi Tiranën, SPAK lëshon urdhër-arrest për...

Vrasja e bujshme e biznesmenit që tronditi Tiranën, SPAK lëshon urdhër-arrest për porositësin e atentatit

0
298

SPAK ka lëshuar urdhërarrest për urdhëruesin e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia.

Burime bëjnë me dije se SPAK kërkon arrestimin e shtetasit Jemin Sheraj, si i dyshuar për urdhrin.

Gjatë hetimeve të kryera nga SPAK, Sheraj rezulton të jetë ulur në kafe me Skënder Vathin, i arrestuar më herët si i dyshuar për vrasjen e Sofisë.

Kujtojmë se vrasje e Sofisë, e cila ndodhi pranë ETC-së në Tiranë, në shkurt të vitit të kaluar, u zbulua pasi autori i dyshuar Ernejt Shyti hoqi rrobat që përdori në vrasje dhe i fshehu në afërsi të liqenit.

Pasi u arrestua në Mal të Zi Shyti vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë. 66-vjeçari Behar Sofia u vra më 25 shkurt 2021 në mes të Tiranës, teksa pati disa të arrestuar.

Vrasja e bujshme e biznesmenit që tronditi Tiranën, SPAK lëshon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here